Categories Lajme

A do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”? Përgjigjet Stresi

“Big Brother Vip” duket se është kthyer në një temë diskutimi për shikuesit si dhe për personazhet e njohur të ekranit, duke qenë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka figura “Vip” të showbiz-it shqiptar. Për këtë temë është pyetur së fundmi edhe Stresi. Reperi ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e tij ku dhe ka treguar dy arsye pse nuk do të donta që ta provonte këtë eksperiencë.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të Donaldit, dhe ka shkruar se njëra arsye pse nuk do të bëhej pjesë është se aktori është banor i shtëpisë, duke shtuar se ai është i duhuri për atë format. Po ashtu ai tregoi se ky program nuk është i përshtatshëm për të.  “Nuk jam unë për këto eksperimente”, shkruan reperi. Kujtojmë se para disa ditësh Stresi është kthyer në Shqipëri, pas shumë muajsh që ndodhej në arrati. Ai ka publikuar në Instagram një video nga aeroporti i Tiranës ku prindërit dolën për ta pritur. “Familjen mbi gjitha , Mir Se Ju Gjeta ”

Sjellim në vëmendje se gjatë kohës në arrati, Stresi dhe Keisi i dhanë fund lidhjes së tyre. Kohë më parë ai e konfirmoi publikisht lajmin e ndarjes, por shtoi se Keisi dhe familja e saj do të kenë gjithmonë respektin e tij. “Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, tregoi Stresi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME