Lajme

A do të hiqet Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e karburanteve? Ahmetaj: Do vijojmë të përdorim çdo mjet për të mos pasur rritje abuzive çmimesh

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se Bordi i Transparencës nuk do të pushojë së ekzistuari, pasi është një mekanizëm kontrollues dhe frenues për rritjen abuzive të çmimeve.

Zv.kryeministri u pyet sot nga gazetarët një ditë pasi çmimet e karburanteve u rritën sërish, duke arritur në rekorde maksimale historike, ku nafta shitet me pakicë në 258 lekë/litri.

“Qeveria punon çdo ditë. Sot morëm një seri detyrash, po të hap bllokun janë mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha në raport me ndjekjen, përballimin e hartimin e politikave e instrumenteve për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do i përdorë të gjithë instrumentet e duhur qoftë dhe inovativë që të frenojë rritjet abuzive të çmimeve.

Çdo instrument që funksionion për të monituruar e frenuar me instrumentet e tregut dhe ato që ka administrata e shtetit të gjitha do vijojnë të funksionojnë”, tha Ahmetaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close