Lajme

A do të ketë borë natën e ndërrimit të viteve? Flet sinoptikania

Harrojeni borën për 31 Dhjetor, pasi temperaturat më të ulëta u regjistruan këtë të mërkurë.

Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga e enjtja do të kemi një rritje të lehtë graduale, ku në ditët në vijim maksimalja do të arrijë 13 gradë.

Por kush do t’i shijojë reshjet e fundit të dëborës për këtë vit?

Sinoptikania Tanja Porja thotë për Tv Klan:

“Duke qenë se temperaturat janë negative mbeten reshjet e dëborës. Kryesisht është e gjithë juglindja, Pogradeci, Korça dhe Erseka. Edhe në këto zona nuk pritet të kemi reshje të reja, por është dëbora që ra mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës.”

Edhe viti 2019 pritet të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura tipike të dimrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close