Categories Covid-19, Lajme

A do të ketë mbyllje në orën 18:00? Si përgjigjet drejtoresha e ISHP

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha mbrëmjen e djeshme se asnjë masë nuk ka vlerë nëse nuk respektohet nga qytetarët. Në një lidhje me Klan News, Fico nuk dha detaje se çfarë vendimi do të marrë sot Komiteti Teknik i Ekspertëve sa i takon masave anti-Covid, në një kohë kur flitet për një ashpërsim të tyre, por theksoi se në fund duhet një dakordësi që u shërben të gjithëve.

Pyetje: Nesër ose në komunikimin e radhës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të mbyllemi në orën 18:00 siç është folur një skenar edhe më herët nga ana e kolegëve tuaj zonja Fico? Dhe mbi të gjitha, kur do të kemi skenarin e radhës që është shkollat të gjitha online siç na deklaroi anëtari i Komitetit zoti Koraqi, para dy ditësh këtu në Klan News?

Fico: Nuk e kam ndjekur deklaratën e profesor Koraqit, po unë po të them praktikën. Unë sot nuk e kam përgjigjen, po ta kem praktikën..

Pyetje: Sipas jush, duhet të mbyllemi më herët për shkak të masave dhe asaj që po ndodh në terren?

Fico: Unë besoj asnjë masë e cila, le të themi, paralajmërohet dhe nuk zbatohet, nuk ka asnjë vlerë. Kjo është qasja ime. Nuk ka vlerë të marrësh masa dhe të mos i zbatosh.

Ne bëjmë debate, shikojmë opsione, por besoj që vendimmarrja ka qenë ajo, masat kanë mbetur në fuqi, kemi një lloj selektiviteti në raport me mësimin online të shkollave. Të jeni shumë të sigurt që në momentin që dakordësohet një masë e cila është e mbështetur nga elementë të gjithanshëm, në radhë të parë shëndeti dhe më pas të gjithë tjerat, do t’ju komunikohet.

Ne bisedojmë si në të gjitha grupimet ku ka një përgjegjësi të veçantë, me mendime secili, por në fund duhet të ketë një dakordësi që u shërben të gjithëve. Por edhe njëherë, edhe 100 herë, ju lutem të gjithëve, jo vetëm s’e kemi fituar betejën, mos harroni që jemi ende në dimër… çështja është që ne deri tani, kemi vetëm një gjë në dorë, të zbatojmë masat, ju lutem”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME