Categories Lajme

A do të pranonte bashkëpunim me Berishën në krye të PD-së? Flet për herë të parë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka mohuar të gjitha akuzat e një bashkëpunimi të fshehtë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Është një gënjeshtër fund e krye” ka deklaruar Rama teksa u pyet nga gazetarët në konferencën e fundvitit.

“Jemi në një kohë kur sipas meje nuk kam bërë statistikë por sipas meje, dita prodhon më shumë gënjeshtra se të vërteta. Akuza merr dhen, gjithë dynjaja fillon shan, ndërkohë makina është e dikujt tjetër.

Akuzohem unë që paguhem 730 mijë euro në vit për fluturimet. Akuza merr dhen fillojnë sharjet. Gënjeshtër fund e krye. Gënjeshtër pa bravë fare. E keqja bën më shumë bujë.

Dhe gënjeshtra gjen më shumë vesh. Kur gënjeshtra bën xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur pantallonat.” tha Rama.

Ndërkohë i pyetur lidhur me bashkëpunimin e qeverisë me opozitën për interesa kombëtare, Rama tha se ajo që po ndodh aktualisht në PD, po e çon këtë parti drejt fundit, që sipas tij është përgatitur vite me radhë nga Basha e Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se si Basha ashtu edhe Berisha janë dy anët e marrëzisë në PD, dhe nuk do të interesohet për asnjërin prej tyre.

“Basha është në dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundit të merituar për shkak se është i përgatitur prej vitesh.

Jo nga unë as nga ne dhe ju, as nga shqiptarët që e besojnë dhe votojnë. Por pikërisht nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e një gjëje për të kërkuar rezultate. Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asnjë gjë përveç mitesh fitoresh të vjedhura dhe sherre. Rrëmuja që kanë dëmtuar vendin.

Përpjekje për tu kthyer në pushtet pa pasur kapacitet real për të qeverisur. Për mua është shumë e qartë. Nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën. Në hallin e tyre e kanë kthyer në hallin e PD dhe në hallin e Shqipërisë por nuk është e mundur.

Nuk bëj parashikime dhe nuk do them çfarë sjellë e ardhmja. Por siç janë gjërat nuk kam asnjë arsye përpos dëshirë për tu marrë me ta. Edhe kohën nuk do ma marrin më. Nuk kam asnjë preferencë. Është një marrëzi e ndarë përgjysmë.” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME