Categories Lajme

A do të vijojë vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca, Manastirliu tregon vendimin

Komiteti Kombëtar i Imunizimit ka vendosur vijimin e vaksinimit me AstraZeneca pavarësisht vendimit të disa shteteve europiane për të ndaluar imunizimin me atë të saj si pasojë e dyshimeve se kjo vaksinë sjell mpiksje të gjakut.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklaroi nga Fieri,  se nuk ka përqindje të lartë të refuzimit për marrjen e kësaj vaksine, duke theksuar se nuk është me detyrim dhe se ata që nuk e marrin tani mund të vaksinohen edhe më vonë.

“Aktualisht nuk ka pasur përqindje alarmante pasi bëhet një vlerësim para se të kryhet vaksina. Shihet gjendja e mësuesve, nëse mjeku klasifikohet për bërë vaksinën.  Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. Dje ka pasur një mbledhje të Komitetit Kombëtar të Imunizimit që ka vendosur vijimin e procesit të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama tha dje se kishte pasur një bisedë me autoritet në Londër, lidhur me këtë situatë. Sipas Ramës në Britaninë e Madhe po kryhen milion vaksinime dhe nuk ka pasur probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME