Categories Lajme

A duhet të vaksinohen fëmijët? Mjeku qetëson prindërit

Mjeku Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC u shpreh se vaksinimi kundër COVID-19 nuk duhet të jetë me detyrim. “Procesi i vaksinimit nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Në gjithë botën ka dy grupe, një që është i bindur që të mos vaksinohet dhe ka një pjesë që janë dyshues.

Gjithë procesi është që njerëzit që janë në dyshim duhet t’i njohim për efektin për largimin e pandemisë. Për grupin tjetër që e refuzon, ata gjejnë sa më shumë fakte dhe sado që t’ua tregojmë me fakte, kurrë nuk do të vaksinohen. Kohët e fundit ka skeptikë nëse vaksinimi ishte rruga e duhur” tha ai.

“Është shumë e rëndësishme që vaksinimi duhet të vazhdojë, por unë jam kundër vaksinimit me detyrim. Detyra jonë si mjekë është për të përcjellë informacionet, cdo njeri vendos vetë për veten e tij. Populli më parë duhet të informohet” tha më tej ai.

Sot po flitet për dozën e tretë, por a do të thotë kjo se dy të parat nuk ishin të efektshme? “Është proces në shqyrtim e sipër nga të gjitha zyrat në Gjermani për një dozë të tretë. Është thënë që në fillim që imuniteti natyral i atyre që kanë kaluar COVID ka qenë nga 6-9 muaj, po e njëjta trajektore ka qenë edhe për vaksinimin. Mendohet se të gjitha grupet mbi 65-vjeç që kanë sëmundje shoqëruese të vaksinohen me një dozë të tretë, por kjo është akoma në shqyrtim e sipër, nuk ka një vendim zyrtar. Filozofia epidemiologjike është që të arrihet imuniteti mbi 85% që të ulet tejkalimi i virusit të njerëzit” tha ai.

A duhet të vaksinohen fëmijët? “Në Gjermani është autorizuar vaksinimi i fëmijëve deri në 12-vjeç, po studiohet të ulet deri në 5-vjeç. Kjo ka ardhur më shumë, pasi arsyeja kryesore kanë qenë pengesat për udhëtimet jashtë vendit dhe indirekt ka detyruar vaksinimin e fëmijëve. Synimi është vaksinimi i 85% të popullsisë. Por kjo nuk mund të bëhet me detyrim, sipas mendimit tim. Unë mendoj që fëmijët nën  18-vjeç, sidomos me ‘Deltën’ nuk duhet të vaksinohen, sepse nuk kam argumente që t’i bind prindërit.

Mosha nën 18-vjeç nga ‘Delta’ janë më të paktë në numër për hospitalizim apo vdekjeve, prandaj hezitoj që t’i them një prindi t’i vaksinojë. A ka vaksina një komplikacion për të ardhmen? Vaksina mARN, mekanizimi i tyre është i tillë që nuk kanë mundësi të japin reaksione të mëvonshme, pasi për 55 orë shkatërrohen nga trupi i njeriut. Mesazhi gjenetik, nuk futen te bërthama e qelizave tona, por veprojnë jashtë bërthamës së qelizës. Informacioni gjenetik i këtyre nuk transmetohet më tej. Kjo ka rëndësi edhe për punën e riprodhimit që mund të kenë frikë, është më e rrezikshme që COVID të sjellë çrregullim sesa vaksinat” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME