Categories Lajme

‘A e keni parë Pamelën me djalin’, nëna e 34-vjeçares po e kërkonte në lagje, fqinja: 34-vjeçarja vajza e një doktori vlonjat

Dëshmi të reja nga banorët e lagjes Pavarësia në Vlorë, ku mesditën e kësaj të premteje 34-vjeçarja Pamela Mërtiri u hodh nga kati i pestë i një pallati, së bashku me fëmijën e saj 1-vjeçar. Një fqinje tregon se mamaja e Pamelës po e kërkonte në lagje, pak momente përpara ngjarjes së rëndë.

“Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë, iu kishte kërkuar prindërve që të vinin në Vlorë, Takova dje të ëmën e saj dhe më tha ”kam Pamelën sëmurë me krizë nervore”.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lini vetëm. Sot erdhi e ëma dhe më tha ”a e ke parë Pamelën dhe djalin”, jo i thashë unë, dhe dola me vrap për ta parë. Për mos tia lënë atyre peng erdhi dhe u hodh këtu. Nuk e meritonin as doktor Vironi dhe as gruaja e tij. Ata po e kërkonin, kishte dalë më përpara”, shprehet dëshmitarja.

Një ngjarje tronditëse ndodhi mesditën e kësaj të premteje në Vlorë, ku Pamela Mërtiri 34-vjeç u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen Pavarësia, ndërsa dyshohet se shtyu dhe fëmijën e saj një vjeçar.

Nëna dhe fëmija nderruan jete  gjatë rrugës për në spitalin e Vlorës, ndërkohë që dëshmitarët zbulojnë detaje nga kjo ngjarje tronditëse, teksa i panë të dy të shtrirë në sheshin e pallatit. Mësohet se Pamela ka qenë e divorcuar nga burri dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj.

Gruaja u hodh nga një pallat që ndodhej shumë pranë banesës së prindërve të saj, duke i marrë jetën dhe fëmijës së saj të vetëm. Nuk dihet nëse 34-vjeçarja ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, apo divorci nga bashkëshorti i saj duket se nuk është suportuar lehtë.

Babai i Pamelës, bëjnë me dije burimet është një mjek në pension në qytetin e Vlorës. Policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, që ka lënë të shokuar të gjitha banorët e lagjes Pavarësia në Vlorë, por edhe mbarë opinionin publik.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME