Categories Lajme

A është “Tropoja” emër serb? ‘Identiteti’ nga Aida Shtino zbulon të vërtetën dhe lidhjen me Malësinë e Gjakovës

Emisioni “Identitet” nga Aida Shtino në Fax News ka trajtuar historinë e malësisë së Gjakovës, të vërtetën e emrit dhe lidhjen me Tropojën. Që të shkosh në Tropojë duhet të kalosh nga Gjakova, sepse kjo është rruga më e shkurtër dhe kjo ka ndodhur pas ndërtimit të rrugës së Kombit. E cuditshme si e sjell shpeshherë fati, gjithcka shkon aty ku ka qenë…

“Para se të nisesha për këtë rrugë e cila do të bëhej nëpërmejt  Gjakovës, u ula dhe”rrëmova” nëpër libra e broshura të shkruara për Gjakovën dhe Malësinë e saj. Mësova se qyteti i Gjakovës shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik, ndërkaq nga të dy anët e përroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Sipas, të dhënave arkeologjike në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura, është vërtetuar se i përkasin kulturës antike, madje është dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë.

Gjakova, si qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII.” Por nga e mori emrin ky qytet? Sipas gojëdhënave por edhe disa historianëve mbi emrin e Gjakovës, na thanë se në vendin ku gjendet sot qyteti, paska ekzistuar një katund prej shtatë shtëpish, të gjithë të një gjaku me mbiemrin VULA, ku kryeplak katundi ishte Jak Vula. Një Hoxhë i quajtur  Hadum Aga e bindi banorin e parë Jakun, që ta dhurojë tokën për ndërtimin e një xhamie, e më pas në atë tokë filloi të ndërtohet qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Pra sipas kësaj legjende emri i qytetit, vjen nga emri i Jak Vulës, i familjes Vula që ende banon në qytet dhe që numërohet si ndër familjet më të vjetra gjakovare. Kjo histori i përket shek. XVI, gjë e cila tregon se para kësaj kohe, nuk kemi asnjë mbiemër-patronim të konfirmuar në këtë zonë. Ne nuk ngelëm me kaq, por shkuam e kërkuam…”, thotë moderatorja Aida Shtino.

Tropojë! A është ky një emër shqiptar?

Moderatorja Shtino vijon rrugëtimin dhe shpjegon: “Duke kaluar përmes Gjakovës në drejtim të malsisë së saj, hyjmë në kufirin shqiptar dhe tabela që kishim përballë na zgjoi nga një epokë tjetër ,e largët…përballë nesh shkruhej “Mirëseerdhët në Tropojë” Mbrapa kishim lënë tokat e Jakut , apo Jakovën ose Gjakovën e sotme dhe përpara nesh shtrihej Tropoja…duke ecur përmes luginës së Valbonës së bukur dhe Bjeshkëve të nemuna , filluam të mendonim për emrin Tropojë. Nga rrjedh ky emër? Përse dikur ai vend është quajtur Malësia e Gjakovës dhe sot mban emrin Tropojë?

Pra emri Tropojë është emër serb që do të thotë tre polje ose tre fushat. Dhe ky emër është vënë shumë vonë, mbas ndarjes së Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha ne 1913. Dhe këtu sërisht lind pyetja. Përse brenda kufirit shqiptar, atij vendi që ngeli jashtë Gjakovës i dhanë emër serb dhe jashtë kufirit ngeli me emrin Gjakovë dhe krahinat përreth Malësia e Gjakovës?”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME