
Ditën e sotme në marshimin e studentëve që ka nisur nga Universiteti Politeknik i Tiranës, janë vërejtur disa dhjetra studentë që kanë qenë të maskuar.
Të pyetur nga gazetarja e Fax News Mirilda Tili se pse ndodh kjo, një prej pjestarëve që ishte i maskuar është shprehur se ka marrë kërcënime me jetë.
Ai thotë se për shkak të denoncimit të korrupsionit në radhët e pedagogëve, ata janë ndeshur me kërcënime jo vetëm në notë, por edhe personale.
‘’Sot do të ketë emra të tjerë pedagogësh të korruptuar që do të bëhen publikë. Kemi marrë dhe kërcënime me jetë”, është shprehur studenti.
Ndërkohë një nga pyetjet e gazetares ishte se mos ndoshta poshtë maskave fshiheshin të rinj anëtarë të forumeve politike, po kjo u mohua nga ana e studentëve.
Kjo është dita e gjashtë që studentët protestojnë poshtë Ministrisë së Arsimit, ndërsa i janë përgjigjur negativisht ftesës së kryeministrit Rama për të dialoguar në Facebook.
Studentë të tjerë kanë kërkuar që personat që janë të maskuar të largohen nga protesta./faxnews