Categories Lajme

A i gënjeu Veliaj agfanët për udhëtimin 3 ditë malit për në Greqi? E tradhëtojnë vitet

Në një rrëfim të ri, përballë afganëve në Qytet Studenti, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vendosur të tregojë detaje të panjohura për publikun mbi jetën e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, Veliaj ka lindur në vitin 1979, ndërsa u ka treguar afganëve se vetëm 10 vjet më pas, në 1989, paska marrë rrugët drejt Greqisë. Një tjetër detaj befasues, pas rrëfimit të tij vite më parë se ka shitur fiq. Por çfarë u ka thënë Veliaj me saktësi afganëve? Pse të bën të dyshosh rrëfimi i tij?

“Unë kujtoj historinë time se kur unë jam larguar nga Shqipëria, si refugjat, kam qenë 10 vjeç, doja të bëhesha futbollist. Kemi ecur 3 ditë për të ecur nga mali në Greqi. Kështu që kur dëgjoj historinë tuaj qëndron ajo fjala që thotë kryeministri ynë që para 30 vitesh edhe ne të gjithë kaluam vitin historik, të ngjashëm me Afganistanin, u detyruam të largoheshin.”, rrëfen Veliaj. Si mundet që një fëmijë 10-vjeçar të arrijë të kapërcejë malet?

Dhe aq më shumë, a po manipulon rrëfimin Veliaj sidomos kur dihet situata në kufijtë shqiptarë në vitin 1989 ku nuk pipëtinte dot as miza? Madje në këto vite janë vrarë edhe njerëz në kufij. Mos ka qenë shumë herë më i madh Veliaj dhe bëhet fjalë për ndonjë vit tjetër? A po e stis krejtësisht historinë?! Këto janë disa nga pyetjet që të nxit të bësh rrëfimi i Veliajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME