Categories Lajme

A i tejkaloi kompetencat policia, gjatë protestës së djeshme? Avokati i Popullit nis hetimet

Pas protestës së djeshme para Parlamentit nga ana e banorëve të zonës së Astirit, të cilët të gjendur përpara një situate arrogante dhe jo transparence për fatin e shtëpive dhe të së ardhmes së tyre, u konfrontuan edhe me forcat e policisë, Avokati i Popullit ka lëshuar një deklaratë, sipas së cilës, ky institucion ka nisur një hetim paralel për tejkalim të kompetencave nga ana e institucioneve shtetërore.

Deklarata e plotë e Avokatit të Popullit; 

Institucioni i Avokatit të Popullit po e ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar si pasojë e kundërshtimeve për projektin e Unazës së Re.

Ndërkohë që prej të paktën dy javësh Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave të implementimit të këtij projekti të kontestuar nga një numër qytetarësh, si dhe garantimin e të drejtave të personave që preken nga ky projekt infrastrukutor, përplasjet midis këtyre të fundit dhe forcave të policisë ditën e sotme vendosin në fokus nevojën e përsëritur nga ana jonë për një debat gjithëpërfshirës rreth këtij projekti.

Avokati i Popullit këmbëngul se vetëm rruga institucionale dhe ligjore mund të jetë ajo që prodhon një rezultat të gjithëpranuar dhe koherent me interesat e publikut dhe rregullave mbi të cilat kemi ngritur shtetin tonë të përbashkët.

Dhuna nuk mund të jetë një mjet me anë të të cilit duhen kërkuar zgjidhje dhe nga ana tjetër po kaq e kritikueshme është intransigjenca e atyre autoriteteve që i bëjnë qytetarët të ndjehen të shpërfillur, pa mundësi për të dialoguar e aq më keq, të pasigurtë në jetën e tyre.

Ruajtja dhe garantimi i dinjitetit njerëzor duhet të qëndrojë në themelin e çdo vendimarrjeje e politike zhvillimi.

Mirëqeverisja si vlerë thelbësore e shtetit të së drejtës nuk mund të realizohet pa u zbatuar ligji si i vetmi burim i sigurisë për jetën, nga secili prej nesh – e nga organet e administratës shtetërore përpara të tjerëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh keqardhjen për situatën e krijuar si rezultat i së cilës nuk u arrit të shmangeshin dot lëndime nga radhët e punonjësve të policisë e të qytetarëve, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve duke garantuar se një hetim paralel ka nisur të zhvillohet për të parë nëse ka pasur tejkalime të kompentencave nga ana e institucioneve.

Me shpresën se situata të tilla prej të cilëve të gjithë si shoqëri dalim humbës do të evitohen, Avokati i Popullit bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe nisjen sa më parë të një procesi të hapur, të ndershëm dhe të sinqertë komunikimi midis palëve deri në gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme dhe ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME