Categories Lajme

A ishte gjeneral, rusi 60-vjeçar që ndërroi jetë në Qerret?

Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Sergei Burenkov, 60 vjeçari që ndërroi jetë në pishinën e hotelit në Qerret të Kavajës kishte mbajtur një gradë madhore në ushtrinë ruse, si gjeneral. Një prej atyre që diskutuan mbi këtë temë ishte pedagogu i krimionologjisë Ervin Karamuça, i cili e mori të mirëqenë se Burenkov kishte qenë gjeneral në Rusi.Një ditë më parë profesori i kriminiologjisë, Ervin Karamuço u shpreh: Nëse është kështu, kjo është shumë e rëndë, sepse për herë të parë Shqipëria bëhet fushë beteje e agjenturave të huaja, gjë që s’ka ndodhur më përpara. Ata e kanë zakon këtë. Personazhet e tyre që duan t’i eleminojnë i nxjerrin jashtë territorit të tyre dhe e kanë më të thjeshtë ta bëjnë këtë. Sidomos kur janë me pushime, kur janë të shpenguar”

Por gjatë një bisede në Opinion, Karamuço tha se ishte telefonuar nga gazetarë rusë, që i kishin kërkuar llogari se përse kishte prishur imazhin e Rusisë me deklaratat që kishte bërë. “Gazetarët rusë më thanë “Ç’punë keni ju që prishni imazhin e vendit tonë?” tha Karamuça duke përsëritur se lajmi se Burenkov ishte gjeneral ishte i pakonfirmuar nga vetë ai. “Por ata nuk ma mohuan faktin që ai kishte qenë gjeneral” tha Karamuço.

Rusët humbën jetën më 15 tetor në një hotel në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë, pasi janë gjetur pranë pishinës dimërore. Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për pishinë por nuk është e qartë nëse ata u futën aty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME