
Para dy ditëve policia e shtetit ka nxjerrë një listë në të cilën ishin të listuar persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët janë ende në kërkim nga policia.
Por në redaksinë e Vlora News ka ardhur një mesazh nga njëri nga personat e kërkuar, i cili thotë se ai po e kryen dënimin për krimin që ka bërë në një burg në Greqi. Personi në fjalë është Apostol Bucaj.
Mesazhi i dërguar nga personi në fjalë:
Për këtë rast ka shkruar edhe një i afërm i Apostolit që thotë sërish të njëjtën gjë, që Apostol Bucaj po vuan dënimin në një burg të Greqisë.
Mesazhet e të afërmit të Apostolit:
A janë të sakta këto lista? Apo duhet bërë një përditësim i sistemit? Kjo ngelet për t’u parë…