Lajme

A ka Amerika një mjet fluturues sekret?

Shefi i kompanisë amerikane të prodhimit të armëve dhe avionëve për ushtrinë, “Lockheed Martin” refuzoi t’iu përgjigjej pyetjes së gazetareve nëse SHBA kishte një mjet fluturues të ri dhe sekret në formën e një pjate, pas videos që u bë virale në internet. Një video e postuar së fundmi në Twitter tregon një objekt të paidentifikuar aerodinamik, i ngarkuar në një kamion, në parkingun e zonës së testimeve të “Lockheed Martin”, në shkretëtirën Mofave.

Ndjekësit e rrjetet sociale u përpoqën të jepnin shpjegime të mundshme për objekti, por menaxheri kryesor i projektit “Skunk Works”, Jeff Babione, nuk denjoi të jepte asnjë indicje rreth tij. “Nuk mund të flas për këtë gjë, por iu siguroj se protokollet e sigurisë në fabrikë janë shumë të mira”, u shpreh Baboine duke buzëqeshur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: