Categories Lajme

A ka lidhje tërmeti që shkundi Italinë me atë që ra në Shqipëri?

Italia u shkund mbrëmë nga një tërmet i magnitudës 4.5, që ka shkaktuar panik sidomos në zonën e Mugellos pranë Toskanës. Të tjera lëkundje kanë pasur intensitet më të ulët, megjithatë disa shkolla janë mbyllur dhe lëvizjet e trenave janë reduktuar.

Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka shpjeguar për mediat se tërmetet kanë lidhje me tërmetin në Aquila në vitin 2009. Sipas tij, këto janë provë se toka nuk ka gjetur akoma ekuilibrin dhe vazhdon të lëshojë energji.

Ai thotë se tërmeti në Itali nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me tërmetin që shkatërroi Durrësin dhe zona të tjera në Shqipëri duke shkaktuar mbi 50 viktima. Sipas tij, këto tërmete janë forma të çlirimit të energjisë së akumuluar në vend. Ai shton se nuk ka një lidhje mes rajonit të Shqipërisë dhe qendrës së Italisë. Sipas tij, zona ku po godasin tërmetet në Itali është aktive nga pikëpamja sizmike shumë më përpara se të ndodhte tërmeti që goditi Shqipërinë.

A rrezikon Italia një tërmet të madh?

Doglioni shprehet se Italia është mjaft e ekspozuar ndaj tërmeteve, por Tërmeti i Madh është ai që mendohet se do ndodhë në Kaliforni. Në Itali nuk mund të ketë një tronditje më të madhe se 7.5, thekson ai, por thotë se ka zona më të ekspozuara se të tjerat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME