Categories Lajme

A mund të shpërndahet Kuvendi? Flasin deputetët

Deputetët nga opozita e re shprehen pro shpërndarjes së parlamentit duke e parë si një zgjidhje të krizës. Madje me tone zhgënjyes nga kolegët që u futën në kuvend pas 30 qershorit shtojnë se kjo është domosdoshmëri.

Lefter Maliqi: Mezi po pres që në datën 15 mars që presidenti të vijë në parlament dhe ta shpërndajë atë, sepse është parlament ilegjitim.

Socialistet pas manifestimit të 2 marsit nuk kanë ndryshim të qëndrimit. Madje tregohen edhe më të ashpër ndaj presidentit.

Ermonela Felaj: Presidenti dhe kushdo mund të vijë në parlament, por jo të bëjë marrëzira të tilla, sepse nuk  lejon kushtetuta, jo parlamenti.

Deputeti Xhemal Qefalia, thotë se Presidenti duhet të kthejë sytë tek ajo që përmend gjithnjë, te kushtetuta, për të kuptuar se s’mund ti shkarkojë.

Xhemal Qefalia: Pra do t’i besojmë presidentit që thotë të mbrojmë kushtetutën, apo presidentit që thotë do të shpërndajë parlamentin duke shkelur kushtetutën. Unë besoj te e para që ai do ta mbrojë kushtetutën. S’mund t’i bëhet presion parlamentit. Nëse ka shkelje anti-kushtetuese do të shikohet në komision sipas rregullave kur ligjet kthehen nga presidenti. 

Gjatë manifestimit të 2 marsit, kreu i shtetit paralajmëroi se nëse mazhoranca do të vijojë të mos marrë parasysh dekretet e tij, atëherë ai do të presë  marsin si afat për miratimin e reformës zgjedhore për të shpërndarë parlamentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME