Categories Lajme

“A të pëlqejnë më shumë çunat apo gocat?”/ Ardit Çuni i përgjigjet pyetjeve pikante

Mbrëmjen e djeshme, pesë të nominuarit në shtëpinë e “Big Brother VIP” iu përgjigjën pyetjeve më pikante të publikut. Ardit Çuni ishte i pari prej tyre që “u vu në siklet”. Pyetja e parë që u shfaq në ekran ishte: “A të pëlqejnë më shumë çunat apo gocat?”. Arditi iu përgjigj: “Kam përshtypjen që kjo goca duhet të jetë profil çuni, kështu që ‘skip’. Dihet tashmë çfarë pëlqej, kështu që mund t’ia tregoj në një vend tjetër, në një moment tjetër”.

Gjatë qëndrimit në shtëpi këto ditë, Arditi ka shprehur hapur pëlqimin me Beniada Nishanin, me të cilën flirton herë pas here. I pyetur se cila nga vajzat i pëlqen më shumë aty brenda, Çuni u përgjigj pa hezituar: “Beniada”. Në të shumtën e kohës, Arditi qëndron në shtëpi i veshur me të brendshme dhe me një peshqir e kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku. Në lidhje me këtë, ai tha: “Sepse kështu rri dhe në shtëpinë time zakonisht, kur dal nga dushi ose kur rri nëpër shtëpi. Por meqë këtu më duhet të respektoj dhe s’mund të rri me bokse, rri me peshqir sipër”. Disa prej banorëve të shtëpisë, si Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri, kanë shprehur pakënaqësi ndaj Arditit. Shkak është bërë ndërhyrja e tij në çdo bisedë pa ditur se për çfarë po flitet. Megjithatë, Arditi tha se ka të drejtë të bëjë ç’të dojë dhe nëse dëshiron të përfshihet në bisedë, atëherë do ta bëjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME