Lajme

A u takua Rama dhe Basha në Rinas?! Reagon PD

Partia Demokratike ka mohuar zërat për një takim mes kretarit Luzlim Basha dhe kryeministriot Edi Rama në Rinas. Në media u raportua se Basha dhe Rama mund të kenë pasur një takim mes tyre, ndërkohë PD e ka hehdur poshtë. Përmes një deklarate, selia blu ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim mes kryedemokratit dhe kryeministrit, duke e cilësuar si gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre,” thuhet ne reagimin e PD për mediat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: