Lajme

Abuzoi seksualisht me 32 vjeçaren me aftësi të kufizuara, kapet autori në Tepelenë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë ku një 42 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një shtetase me aftësi të kufizuara. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj, ku i ndaluar për këtë është shtetasi me iniciale D.K. 42 vjeç.

Policia bën me dije se 42 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur””, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close