Categories Lajme

Abuzuan me alkoolin, 60 pacientë kërkojnë ndihmë në urgjencën e Kukësit

Urgjenca e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit u ka shërbyer 60 pacientëve.Natën e ndërrimit të viteve 20 qytetarë kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Të njëjtat burime raportojnë se qytetarët kanë shkuar në urgjencë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike dhe simptomave të gripit. Mjeku i urgjencës së Kukësit, Albert Shehu, pohoi se virozat e stinës dhe nata e ndërrimit të viteve ka shkaktuar rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore.

“Jemi në krye të detyrës, ka pasur raste me temperaturë, gripi, intoksikacione edhe nga alkooli, kemi shërbyer normalisht. Janë diku tek 20 itoksikacione nga al kooli dhe diku tek 40 me temperaturë nga gripi sezonal. Kanë kërkuar shërbim dhe i kemi shërbyer dhe i kemi nisur në shtëpi.

Gjatë këtyre ditëve është shtuar numri i urgjencës. Edhe farmacitë janë të mbyllura, është një faktor ky.”-shprehet mjeku.shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME