Categories Lajme

Abuzuan me emigranten në motel, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Tre të rinj shqiptarë u arrestuan nga karabinierët e Compagnia di Corsico. Ata akuzohen për dhunë seksuale në grup në një dhomë moteli duke përfshirë goditje të rënda dhe kafshime kundër një 23-vjeçareje.

Kjo e fundit kishte takuar njërin prej tyre në një klub në Milano dhe ishte larguar me të pasi kishte rënë dakord për një “shërbim seksual me pagesë.”

Të tre, 21, 23 dhe 29 vjeç përfunduan në burg dy ditë më parë me urdhër të gjyqtares hetuese të Milanos, Alessandra di Fazio.

Në dhomën e hotelit, më datën 3 maj hyri edhe vëllai dhe kushëriri i të riut që kishte shoqëruar gruan me origjinë nga Haiti.

E reja, siç thuhet në deklaratë, i është lutur vazhdimisht të treve që të ndalojnë, por ata e kanë urdhëruar që të heshtë, shkruan Ansa.

Ata gjithashtu e kanë filmuar gjithë momentin e abuzimit me telefon.

Ka qenë e njëjta grua që ka denoncuar atë mëngjes tek karabinierët dhe hetimet e muajve të fundit kanë çuar në arrestimin e tre shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME