Categories Lajme

Acari mbërthen Shqipërinë, temperaturat e ulëta do vijojnë edhe në fundjavë

Dita e enjte dhe e premte do jenë ditët më të ftohta të kësaj jave. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tha se temperaturat do të arrijnë deri në minus 9 gradë celcius në zonën e Bulqizës e Dibrës.

Ndërsa edhe në zonat juglindore do shënohen temperatura shumë të ulëta ku termometri në orët e para të ditëa do zbresë në minus 7 gradë celcius.

Në rang territori temperaturat nuk do kalojnë më shumë se 10 gradë celcius.

Edhe fundjava do vijojë të mbetet e ftohtë pasi do jenë vlerat negative të termometrit në 70% të zonave malore.

Sipas Meteoalb, Ultësira Perëndimore do të ketë rritje të lehtë të temperaturave të shtunën dhe të dielën gjatë orëve të para të ditës ku termometri do ngjitet ne 4-5 gradë.

Ndërsa në orët e mesdites gjatë fundjavës maksimumi do kulmojë deri në 13 gradë celcius.

Edhe java e ardhshme do mbetet e ftohtë dhe me vlera negative. Ajo që vlen të theksohet është se prania e erës do bëjë që i ftohti të ndihet akoma më tepër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME