Lajme

Açka mesazh ngushëllimi për 22-vjeçaren

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Flutura Açka, ka shkruar një rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Aurora Basha një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në Lushnje.

Açka e falenderon atë për ditët e bukura dhe të vrullshme që ndau me ta në fushatë ndërsa shton se fytyra e saj e paqtë do i mungojë auditorëve të universitetit edhe atyre që e njohën.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me në në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm.

Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj”, shkruan Açka.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: