Categories Lajme

Adelajda Matuka, një labe nga Vlora për “Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Itali”

Adelajda Matuka, një labe për “Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Itali”

Adelajda Matuka është lindur në Vlorë dhë është diplomuar në degën “Master i Shkencave në Financë” në Universitetin e Vlorës. Gjatë përfundimit të studimeve master, ka përfituar një bursë nga programi i financuar nga Bashkimi Europian, Erasmus Mundus Sigma Agile 2 për një shkëmbim në Universitetin e Varshavës në Poloni. Në vitin 2016, është përzgjedhur si përfituese e një burse nga një ndër shkollat më të mirat në Indi (Ryan International School) për një shkëmbim një mujor.

Në vitin 2017, ka filluar studimet pranë Universitetit South Wales (me bursë) degë në të cilën po pret të diplomohet këtë vit. Në vitin 2018, është zgjedhur ndërmjet 30 studentëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë ne seminarin në një ndër qendrat më të famshme për ekonomi në Amerikë, Levy Institute of Bard College.E rekrutuar nga Universiteti i Maceratës (Itali) në studimet e saj për doktoraturë (me bursë nga Ministria e Arsimit Italiane) dhe sapo e kthyer nga Barcelona Graduate School of Economics në Spanjë, Matuka shprehet se ndihet e lumtur por njëkohësisht me një peshë të rëndë në shpatullat e saj për detyrën si Nënkryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali.

Për më tepër, në 2019 ka patur eksperienca në seminare të tjera nga institucione si Banka Qëndrore e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane, Parlamenti Gjerman, NATO etj. Në fakt, dua t’iu falenderoj ju për këtë artikull dhe të gjithë mësuesit në Itali për besimin e tyre. Faleminderit, më pëlqeu vërtet titulli i labes, jam lindur në Vlorë por nuk e harroj kurrë prejardhjen time si labe nga Tepelena. Jam larguar nga shtëpia në moshën 20 vjeçare dhe më është dashur të përballem me sfidat e jetës vetë, por kjo është ndër sfidat e mia më të mëdha. Lidhja e Mësuesve është një shoqatë që është themeluar në Itali në vitin 2018, dhe pjesë të lidhjes janë më shumë se 120 mësues shqiptarë që ndihmojnë në mësimdhënien e gjuhës tonë mëmë në Itali.

Kam qenë shumë e emocionuar ditën e votimeve dhe çdo votë e tyre më ka dhënë shpresë e jetë për besimin tim tek meritokracia. Momentalisht, po drejtoj me kolegen time Ariana Kosova Hoxha edhe Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Itali dhe po pres të mbyll studimet e mia të doktoraturës dhe ato të masterit pranë universiteteve përkatëse. Dua të theksoj se po punoj me implementimin e një qendre kërkimore shkencore në qytetin e Vlorës, gjithsesi nuk dua të jap më shumë detaje, por kur të kem diçka konkrete, do të jeni të parët ta merrni vesh, ju premtoj. E pyetur për dedikimin e këtij suksesi, Adelajda përgjigjet: Dua të falenderoj familjen time dhe profesorët e Universitetit të Vlorës, ata që më kanë përkrahur në çdo hap timin dhe më kanë bërë Adelajda që jam sot. Dua të falenderoj kolegen time Ariana Kosova Hoxha, studentët, kolegët e mi, dhe komunitetin shqiptar në Marche (veçanërisht në Tolentino) për përkrahjen, besimin dhe dashurinë e dhuruar. Ndihem shumë me fat dhe e vlerësuar që i kam.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME