Categories Lajme

Administratori i pallatit\ Bashkia Vlorë ngre strukturat për njohjen

Qysh në fillimet e kësaj nisme, grupi informal “Your Voice”, me shumë besim dhe të vendosur, iu fut këtij rrugëtimi duke i ditur mirë vështirësitē dhe sfidat. Sot, pas 4 muajve, bëjmë bilancin se sa kostruktiv e produktiv kemi qenë dhe ku kemi mbrritur. Çfarë kemi realizuar dhe ku synojmë duke u përpjekur për të realizuar objektivat e projektit.

Është e udhës të themi se jemi ndeshur me shumë problematika, të cilat janë bërë pjesë e jetës së banorëve në ndërtesat me bashkëpronësi. Për t’u dhënë zgjidhjen e duhur, implementimi i projektit “Lagjja ime – Administratori i Pallatit tim”, i mbështetur financiarisht nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim e bashkëpunim, janë angazhuar edhe të rinj, vajza dhe djem, për të qenë sëbashku e për të ndërrmarrë të gjitha hapat e duhura, në mënyrë që të informojmë dhe ndërgjegjësojmë jo vetëm komunitetin e Rajonin nr.1, por gjithë qytetarët në qytetin e Vlorës, deri ne finalizimin me sukses të projektit.

Zgjedhja e administratorit të pallatit po na përball jo vetëm me banorët dhe dilemat e tyre por edhe me strukturat vendore, të cilat në fakt duhet të behen palë me ne në ndihmë të këtij komuniteti për minimizimin e problematikave të hasura në perditësinë e tyre. Marrëdhënia me strukturat vendore duket se me letra funksionon mirë, por fakti është se deri tani Bashkia, Vlorë nuk ka njohur asnjë administratorë pallati të zgjedhur me votat e banorëve. “Libri i Administratorit” nuk është çelur akoma për të regjistruar administratorin…kjo për faktin se bashkia i referohet udhëzimit nr 2 dt 19. 05. 2015, shpallur në FLETOREN ZYRTARE, ku Neni 5 – “Kërkesa për regjistrim” pika 2/d citojmë se kërkesa për regjistrimin e Administratorit, ndër të tjerash, duhet të shoqërohet me dokumentet për kryerjen e kursit të trajnimit profesional fillestar për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit…

Këtu shfaqet “Nyja Gordiane” e cila ngre barriera mes faktit që këto banesa me kaq shumë problematika të mbartura ndër vite, ky komunitet që e ka absolutisht të nevojshëm funksionimin e një administratori, sot nuk mund ta formalizojë atë pranë organit kompetent, për ta njohur e regjistruar, siç është Bashkia përkatëse. Në rastin tonë, Bashkia Vlorë, duke iu referuar këtij udhëzimi, nuk mund ta realizojë njohjen dhe regjistrimin e administratorit të pallatit.

Për këtë sqarojmë: Administrimin e pallatit ku jetojmë nuk mund ta bëjë çdokush në mënyrë individuale. Pallati, duke qenë një ndërtesë e përbashkët dhe pjesë të tij oborri, themelet, shkallët, ashensori, tarraca etj., i përdorim bashkërisht, edhe mirëmbajtjen e tyre duhet ta kryejmë bashkarisht. Pikërisht për këtë fakt bashkia duhet të ndihmojë e të hartojë një udhëzues për ta kualifikuar këtë individë të zgjedhur nga asambleja e pallatit.

Administratori, mund të jetë person fizik ose person juridik, por në të gjitha rastet i organizuar në mënyrë të tillë që të kryejë punë me cilësi në të mirë të komunitetit ku është i zgjedhur. Si i tillë duhet regjistruar në Librin e Administratorëve pranë bashkisë përkatëse.

Në një takim së fundmi, në institucionin e Bashkisë Vlorë, dt 23. 03. 2021, me nr protokolli 4492…dhe pas një muaji pritjeje edhe një shkresë tjetër dt 30. 04. 2021, me protokoll nr 7281, sipas takimit të kërkuar me Kryetarin e Bashkisë Vlorë, më në fund, pasi morëm miratimin për të biseduar për nismën tonë dhe njohjen e “Administratorit të Pallatit” në banesat me bashkëpronësi, na priti Z. DAUT ZERAJ si përfaqësues juridik i Bashkisë ku ndër të tjera

tha: “Dëshirojmë ta njohim dhe ta regjistrojmë ‘Administratorin e Pallatit’, por kanë munguar procedurat ligjore”.

Për ketë, sqaron Z. Zëraj:

  1. Kemi përgatitur një rregullore që Bashkia, Vlorë të mund të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve e konflikteve që gjenerojnë, por nuk kemi mundur të marrim një “ok” nga Këshilli Bashkiak, Vlorë.
  2. Ministria përkatëse na kërkon zbatimin e procedurave të Udhëzimit 2. Dt 10. 05. 2015, pika 9 dhe aty kemi ngecur.

Në bazë të këtij “Udhëzimi” të nxjerrë nga ish – Ministrja Znj. Eglantina Gjermeni, ndër të tjera, në kushtet që Bashkia duhet të regjistrojë “Administratorin e banesës me bashkëpronësi”, kërkohet që personi i zgjedhur të ketë kryer një trajnim profesional dhe të vazhdojë të kualifikohet profesionalisht në vazhdim.

  1. Vetë Z. Zëraj ka kërkuar nëpërmjet një shkrese, se si dhe ku duhet marr ky kualifikim por Ministria e “Punëve e Çështjeve Sociale” e asaj kohe, ka kthyer përgjigje që nuk është në kompetencën tonë.
  2. Gjithashtu ramë dakort për ngritjen e një grupi pune (Task forca), nga Bashkia në ndihmë të zgjedhjes së “administratorit”.

Pavarësisht pozitivitetit dhe sinqeritetit të bisedës me Z. Daut Zëraj në këtë takim, pretendojmë se kushti i trajnimit të administratorit të realizohet nga Qendra e Formimit Profesional Vlorë, por pasi të konfirmohet që X person është zgjedhur dhe njohur nga Bashkia.

Në këtë takim u la detyrë:

  1. Bisedë me Dr. e Qendrës së Formimit Profesional Vlorë në lidhje me kualifikimin për “Administratorë të banesave në bashkëpronësi”.
  2. Ngritja e grupit të punës (Task-Forca) nga Bashkia Vlorë, në ndihmë të zgjedhjes me procedura ligjore të Administratorit.

Vazhdon kalvari i lajmërimeve pallat më pallat për informim e sensibilizim, ku në disa raste vetë banorët e kanë zgjedhur përfaqësuesin e tyre, por akoma nuk mund të finalizohet formalizimi i tyre, pavarësisht domosdoshmërisë së mirëfunksionimit, po hasen pengesa…, Por një gjë është e qartë: sot kjo pyetje ka më shumë kuptim se kurrë. “A ka Bashkia e qytetit tonë një mundësi për t’i dhënë zgjidhje kësaj dileme, qē kjo nismë e ndërrmarrë nga grupi informal”Your Voice” të shkojë drejt finalizimit të shumëkërkuar, realizimit të synimit për zgjedhjen dhe njohjen e administratorit?!

Projekti “Lagjja ime-Administratori i pallatit tim” zbatohet nga grupi informal “Your Voice” me mbështetjen e @LevizAlbania.  Shkrimi nga Deni Llanaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME