Lajme

Administrimi i çmimit të ushqimeve, Rama bën “mbikëqyrësin”, kontroll tek marketi i lagjes bashkë me ministren (Video)

Pas ngritjes së Bordit të Administrimit të çmimeve të ushqimeve bazë, kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryen një kontroll në një nga marketet e largjes.

Gjatë vizitës mbikëqyrëse, Rama u shpreh se e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm. Sipas kreut të qeverisë, marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.

“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, tha Rama.

Postimi i Edi Ramës:

Vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë mbi mallrat e konsumit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close