Ky është momenti i frikshëm kur një adoleshent humb kontrollin e makinës dhe aksidentohet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 6 tetorit në Tropojë. Në mjetin i cili përfundoi i bërë shoshë në një zonë pyjore ishin tre persona. Të tre kanë mbetur të plagosur. Dy janë në gjendje më të rëndë dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Fenomeni i drejtimit të mjeteve nga minorenë që nuk kanë marrë ende leje drejtimi po kthehet në një shqëtësim real jo vetëm në Tropojë por në të gjithë vendin.
Categories
Lajme