Lajme

Adoleshenti grek i mori jetën! Familja e 31-vjeçarit shqiptar dhuron organet e djalit të tyre për të shpëtuar 4 njerëz

Në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 27 prill ndodhi një sh err mes një shqiptari dhe një greku, që përfundoi me një viktimë.

Pas një konflikti verbal, 31-vjeçari shqiptar u godit me sende të forta nga një 17-vjeçar grek. Shqiptari ndërroi jetë në spital pas disa ditësh mjekim intensiv, ndërsa autori është vënë në pranga nga autoritetet greke.

Ndërkohë pas tragjedisë që iu ndodhu, familjarët e shqiptarit do të dhurojnë organet e 31-vjeçarit shqiptar për personat që kanë nevojë.

Mediat greke e quajnë këtë gjest të familjes shqiptare si dhuratë jete. Sipas informacioneve, procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar për të mos humbur kohë për jetën e përfituesve, të cilët u duhet të presin me javë dhe muaj deri në gjetjen e një donatori.

Bëhet me dije se do jenë 4 persona, jeta e të cilëve do të shpëtohet piëkrisht nga ky gjest i jashtëzakonshëm i familjes së 31-vjecarit shqiptar.

Mediat vendase dhe shumë njerëz publik apo dhe të zakonshëm e kanë lavdëruar këtë gjest të familjes shqiptare, pas një tragjedie të tillë që iu ndodhi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close