Categories Lajme

Adria Ferries rinovon flotën dhe paraqet tragetin e ri AF Claudia

2040 metra linear të nëndarë përmes 140 kamionëve dhe 75 automjeteve, 950 pasagjerëve, 76 kabinave dhe me 22 nyje shpejtësi: këto janë karakteristikat e tragetit të ri AF Claudia, investimi i fundit i rëndësishëm i shtëpisë Adria Ferries që do të shërbejë linjën Ankona Durrës. Trageti i jep rastin Shoqërisë që të eksperimentojë një seri shërbimesh të integruara dhe gjithnjë e më shumë të avancuara, që nuk janë ofruar kurrë më parë, në përputhje me vizionin e ndërmarrjes për të rritur vlerën e përvojës së udhëtimit të pasagjerëve të saj që gjithmonë i ka konsideruar jo klientë të thjeshtë, por miq në bordin e anijes.Trageti i ri AF Claudia do të jetë skena e projekteve novatore që synon t’i garantojë miqve të mëdhenj e të vegjël një qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm në bordin e tragetit, të shoqëruar me cilësi, siguri dhe profesionalizëm. Fjalëkalimi i kësaj new entry është avangardë: Shoqëria, në fakt, synon te novatorizmi dhe teknologjia me qëllim që të zhvillojë dhe përmirësojë shërbimin e lidhjeve Itali-Shqipëri në mënyrë që të planifikojë punimet për restyling dhe punimet për zgjerim, të parashikuara brenda verës 2020. Së bashku me zgjerimin, në fakt, i cili do të dyfishojë kapacitetin aktual të pasagjerëve, do të rishikohet plotësisht koncepti i hapësirave të përbashkëta duke pasur parasysh një qasje sigurisht më “passenger friendly”. Do të ketë aktivitete të shumta argëtuese të menduara për të shoqëruar mysafirët gjatë gjithë kohës së udhëtimit (ndërmjet të cilave hapësira për fëmijët, snack bar, free wi-fi, Duty-Free), së bashku me shërbimin e restorantit në bord i cili nuk mungon kurrë e që do të ofrojë një larmi ushqimesh 100% Made in Italy, të përgatitura nga shefat më të mirë me përvojë shumëvjeçare dhe që është rezultati i një përzgjedhjeje të kujdesshme të lëndëve të para.Sipas këndvështrimit të “udhëtimit të qëndrueshëm” Adria Ferries, në përputhje me Normativën e re Imo 2020, e cila parashikon uljen e emetimeve të squfurit nga anijet, ka zgjedhur të rinovojë sistemet e shkarkimit të flotës së saj në mënyrë që të kontribuojë konkretisht në mbrojtjen e burimeve natyrale: AF Claudia, në të fakt, është e pajisur tashmë me scrubbers, aparatura për larjen e gazeve të shkarkimit të cilat janë në gjendje të zvogëlojnë në mënyrë drastike, nëpërmjet ujit të detit, sasinë e squfurit të pranishëm në tymrat e prodhuar. Trageti i ri Claudia do të dallohet, pra, jo vetëm për larminë e shërbimeve, të komfortit dhe shpejtësisë, karakteristika këto vendimtare për të garantuar një lundrim me standarde të larta cilësore, por edhe për qëndrueshmërinë, një vlerë kryesore e një modeli biznesi të orientuar drejt zhvillimit të teknologjive që synojnë zvogëlimin e ndikimit ambiental të emetimeve ndotëse

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME