Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të dënojë me dy vite b urg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Po ashtu, sipas GJKKO, Adriatik Llalla nuk lejohet të ushtrojë funksione publike për pesë vite.
Trupa gjykuese vendosi këtë të enjte edhe të konfiskojë pasuritë e Llallës që ishin nën sekuestro nga prokuroria. Bëhet fjalë për një apartment në Durrës dhe katër sipërfaqe toke.
Ai u d ënua me heqje lirie për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Pas vendimit, Adriatik Llalla refuzoi të komentojë për gazetarët.