Categories Lajme

Aeroplani merr flakë sapo ulet në pistë (Video)

Një aeroplan pasagjerësh është përfshirë nga flakët e zjarrit vetëm pak sekonda pasi është ulur në pistën e aeroportit Sharm El Sheikh në Egjipt.

Aeroplani Boeing 737-800 i nisur nga Ukraina u ul në aeroport pa asnjë problem. Kamerat e sigurisë në aeroport kanë filmuar momentin kur zjarri nis në pjesën e rrotave pasi kishte prekur pistën.

Autoritetet thanë se shkak u bë rrjedhja e vajit të hidraulikut dhe kontakti me frenat e nxehta. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë aty për të shuar flakët e zjarrit. 189 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa pësuar asnjë lëndim.

Një zëdhënës i Ministrisë egjiptiane të Aviacionit Civil tha se kjo ngjarje mund të ishte shndërruar në katastrofë nëse ekipi i sigurisë së aeroportit nuk do të kishte vepruar me profesionalizëm, pasi zjarri do të përhapej në pjesët e tjera të aeroplanit. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME