Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës, BE e shqetësuar për shkatërrimin e zonës së mbrojtur

Në Akërni të Vlorës, ku pritet të ngrihet aeroporti i Vlorës ekzistonte dikur një aerodrom. Por zona tashmë është natyralizuar krejtësisht. Prandaj një grupim prej 37 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i dërgoi pak ditë më parë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë anulimin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës brenda kufijve të zonës së mbrojtur.

Një prej tyre është shoqata PPNEA, e cila që prej vitit 2017 lobon për këtë kauzë.

“Lokacioni në studimin e fizibilitetit jepet “de facto”, pa u diskutuar. Pra nuk është bërë një vlerësim i barabartë midis disa lokacioneve të ndryshme, të jenë vënë në ekuilibër të gjitha parametrat, qofshin ato ekonomikë, socialë por edhe ata të impaktit mjedisor dhe të merrej një vendim bazuar në balancën e të gjithë këtyre parametrave. Kjo nuk ka ndodhur. Për të mos folur që ka mangësi të mëdha, që nuk e konsideron fare faktin që
Zonë me lëvizje intensive shpendësh të egër

Fshati Akërni ndodhet gjeografikisht mes lagunës së Nartës dhe lagunës së Karavastasë. Ekspertët thonë se në këtë zonë ka lëvizje intensive shpendësh të egër. “Mbi këtë zonë ne kemi parë fluturime tufash të mëdha pelikanësh, flamingosh apo të shpendëve të tjerë qafëgjatë e këmbëgjatë që kanë madhësi dhe peshë të tillë që nëqoftëse do të përplaseshin me aeroplanët, mund të shkaktojnë deri aksidente tragjike. Pra mund të shkaktojnë rrëzime të aeroplanëve dhe raste të tilla ka pasur plot. Madje ne në letrën tonë edhe kemi referuar materiale shkencore që e vërtetojnë në mënyrë shkencore këtë dukuri.” – thotë Mirjan Topi nga Qendra “Shpendët e Shqipërisë”

Organizata ambientaliste gjermane EuroNatur është pjesë e koalicionit të 37 organizatave, e angazhuar në këtë kauzë shqiptare që në fillimet e saj. “Ne duam që statusi aktual i zonës së mbrojtur që është park natyror, të fuqizohet madje më tepër, sepse mendojmë që kjo natyrë e mrekullueshme e meriton këtë. Ne gjithashtu shohim potencial që popullsia vendase të përfitojë shumë më tepër nga nga turizimi në parkun kombëtar, që është vërtetë një markë mjaft e rëndësishme.” thotë Gabriel Schwaderer nga EuroNatur.

BE e shqetësuar – të konsultohen grupet e interesit

Ndërsa Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson se ky investim duhet të përfshinte pjesëmarrjen dhe konsultimet me grupet e interesit. Në një reagim për Deutsche Welle, BE nënvizon: “BE ka shprehur shqetësime rreth legjislacionit shqiptar mbi investimet strategjike në lidhje me mbrojtjen e biodiversitetit, sepse ai lejon turizmin masiv dhe investimet industriale në zonat e mbrojtura.”/ DW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME