Lajme

Aeroporti i Vlorës, zhbllokohet tenderi, gara e hapur deri më 1 shkurt

Gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është sërish e hapur dhe deri në datën 1 shkurt, kompanitë e interesuara duhet të shprehin interesin për të ndërtuar veprën.

I bllokuar në muajin dhjetor, 3 ditë para se të përfundonte afati i ofertave, pas ankesës së një kompanie, tenderi tashmë do të jetë aktiv edhe për 1 javë. Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë përgjigje me shkrim shoqërisë “Global Technical Mechanics”, e cila kërkoi rishikim të termave për kapacitetet dhe përvojën, duke e pranuar pjesërisht ankesën.

Shoqëria, është e njëjta që ka firmosur kontratën për ndërtimin me koncesion të aeroportit të Kukësit. Gara koncesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u hap në vitin 2019, por u shty për shkak të pandemisë në vitin 2020, dhe për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pista do të nisë të ndërtohet brenda qershorit të këtij viti.

Kompania që do të shpallet fituese do të ketë të drejtat e operimit për 35 vjet, ndërsa investimi llogaritet të mbërrijë në 87 milionë euro. Ky aeroport do të jetë më i madhi në vend, duke lënë pas edhe Rinasin, si të vetmen qendër të udhëtimit të linjave ajrore civile në vend që nga viti 1957.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close