Lajme

Afera e dyshuar 1.2 mln euro në Ministrinë e Financave/ Lala: Maja e ajsbergut

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me çështjen korruptive ku u arrestuan sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ tregoi detaje nga skema e abuzimit që shkaktoi 1.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit. Lala tregoi historinë e të arrestuarit Ilir Thana se si ka privatizuar një godinë në vitin 1991, si përfitoi, teksa shtoi se për rreth 2 muaj ai ka tërhequr nga 1 milion lekë (të reja) çdo ditë, nga llogaria e motrës së vet.

Po ashtu Lala u shpreh se kjo ngjarje është vetëm maja e ajsbergut dhe është e çuditshme që kjo histori është shoqëruar me rrëmujë, pra me lënin e gjurmëve, pasi zyrtarët përpiqen të mos e bëjnë këtë “Është një histori që nis në 1991, Ilir Thana është persona që ka privatizuar një godinë. Më 1995, është hapur një proces gjyqësor ndaj këtij personi për ta kthyer ish-pronarëve. Kjo është gjeneza e problematikës. Më 2005 e ka shitur këtë objekt. Diskutimi fillon me arrestimin e tre personave.

Më 2015, Mistrinë e Financës mbi bazën e vendimit të gjykatës ka vendosur marrjen e shumës si kompensim. Ajo çfarë është e paqartë është që ai është shpërblyer, ky persona është hequr si pronar. Pasi është kompensuar njëherë ka kërkua sërish një të dytë.

Alban Ruli, dosja ka kaluar në duart e disave, ai ka bërë një rivlerësim të rastit. Është përllogaritur 1.2 mln euro dhe paratë kanë kaluar në llogarinë e motrës së Thana. Shumë ishte e madhe ndaj do kalonte në këste. Thana për dy muaj ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij. Çdo ditë merrte 10 milion lekë të vjetra dhe ko ka krijuar dyshime që ky person që i vidhte. Ka patur dyshime asi ka tërhequr gati 400 mijë euro. Policia dhe Prokuroria ka ndërhyrë dhe ka filluar hetimet. Ajo që e ka bindur Prokurorinë është se është vendosur bllokimi I këtij rasti. Ajo çfarë mbetet për tu parë ehte se ku konsiston shpërdorimi i detyrës.

Prokuroria nuk ka sqaron sot nëse dy të arrestuarit kanë marrë para apo jo? Ata janë arrestuar për shpërdorim detyre, por pa e përcaktuar. Dyshoj, Arlind Gjokutaj ka patur poste të rëndësishme që automatikisht ishte i kualifikuar për këtë detyrë. Nuk mendoj se e ka bërë për shkak të paaftësisë? Mund të jemi para korrupsionit.

Prokuroria e ka lënë përgjysmë. Në rast se është kryetar kjo vepër penale, duhet të këtë një hetim.  Të arrestuarit ndodhen në dhomat e izolimit në Tiranë. Duhet konfirmuar nëse ka arsye për ti mbajtur në këto masa sigurie. Nesër në 09:30 do paraqiten në Gjykatën e Tiranës. Avokatët e kanë mohuar mundësinë e një vepre penale.

Kjo histori në thelb ka diçka që nuk shkon. Përgjithësisht zyrtarët kujdesen që të mos lejnë gjumë. Ndaj korrupsioni është i vështirë për tu kapur. Duket si një shistori zhvatjeje por e rrëmujshme. Gjokutaj, u arrestua dje dhe nesër do dalë në gjykatë. Kjo histori është maja e ajsbergut, Kjo bën përshtypje se është pjesë e MF. Imagjino se çfarë mund të ketë ndodhur brenda dyerve atje. Prokuroria ka mundësia ta shtrijë këtë hetim në Ministrinë e Financës”, u shpreh Lala.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close