Autoritetet shëndetësore në Bregun e Fildishtë po hetojnë një rast të dyshimtë për virusin e Wuhan tek një studente e porsaardhur nga Kina.
Studentja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është personi i parë i cili po analizohet dhe testohet për virusin në kontinentin afrikan.
‘’Studentja 34 vjeçare udhëtoi nga Beijing i Kinës në Abidjan të Bregut të Filidishtë dhe nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, teksa kishte vështirësi në frymëmarrje’’, deklaroi Minsitri i Shëndetësisë së Bregut të Fildishtë.
Ai tha se studentja u izolua në një vend të sigurt në aeroport dhe mori kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Megjithatë autoritet mendojnë se mund të jetë një rast i pneumonisë dhe jo i koronavirusit, por rezultati përfundimtar do të dalë pas pëerfundimit të analizave.