Categories Lajme

Afro 480 mijë të vaksinuar në sheshin “Skënderbej”, të moshuarit marrin dozën e dytë

Uljen e rasteve të infektimeve me Covid 19, qytetarët e lidhin me fushatën e vaksinimit e cila po ecën me ritme të kënaqshme. Që prej fillimit të fushatës, janë kryer afro 480 mijë injektime duke iu afruar kështu dhe objektivit prej gjysmë milioni të vaksinuarish brenda muajit Maj.

Fushata e vaksinimit ka ulur ndjeshëm shifrat e të infektuarve me Covid-19. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 116 pacientë, 10 janë të intubuar, ndërsa 5 janë në terapi intensive.

Ndërkohë vaksinimi për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike po vijon normalisht ku vetëm ditë më parë janë kryer 26 655 vaksina në të gjithë Shqipërinë, duke çuar numrin e të vaksinuarve ne  476 903. Nisja e aplikimit të dozës së dytë kundër koronavirusit  ka rikthyer  fluksin e të moshuarve pranë tendave të ngritura në sheshin Skënderbej.

Të moshuarit shprehen se i gjithë procesi po vijon pa probleme . “E bëmë atje te stadiumi dhe tani po e bëjmë këtu. Cdo gjë po shkon shumë mirë. Deri tani jemi shumë të kënaqur.” Rreth 320 mijë vaksina janë stok të cilat priten të përdoren në ditët në vijim për dozën e parë e të dytë të vaksinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME