fbpx
Lajme

Afrohet pranë Shqipërisë varianti i ri i Covid, identifikohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka raportuar rastin e parë me Covid-19 të variantit të ri. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky lloj i virusit për herë të parë është identifikuar në Zvicër. Ai tha se në laboratorët e ASHAM-it nuk është gjetur varianti britanik.

“Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër – deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button