Categories Lajme

Agim Xhafka: Nuk e njoh Agron Shehajn, por njoh mirë Pandeli Majkon

Nga Agim Xhafka- Unë banoj në Tiranë te njësia 5. Dy muaj para zgjedhjeve të 25 prillit mësova se te lagja jonë konkurron Agron Shehaj nga PD dhe Pandeli Majko nga PS.

-Për kë do votosh?-më pyeti shoku im Cale. -Për Agron Shehaj, – i thashë. -E njeh? -Jo. -Atëherë pse? -Se njoh mirë Pandeli Majkon, – e sqarova.

Në fakt Agronin e kam parë disa herë në televizor. Flet qetë, nuk shan e fyen, nuk sajon dhe respekton kundërshtarin në debat. Nga media kam mësuar që rrjedh nga një fis i përndjekur prej komunizmit, ka emigruar herët, ka punuar jashtë, ka bërë biznes atje dhe ka patur sukses e ka krijuar pasuri pa marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Edhe rrogën si deputet nuk e ka tërhequr, por ia ka adresuar një familjeje në nevojë. Ndërsa Pandeli Majkon e kam njohur qysh 30 vjet para. Ka me djersën e vet vetëm të qeshurën. Ka marrë afro 30 vite rrogë nga buxheti e ka tjerrë lesh në kuvend.

Arsimin e ka gjysmak se ato vite kur studioi ai nuk bëhej fare mësim. Hiqet bir veterani e rri me veteranë sa tani pandeh që është vetë veteran pa ia shkrepur asnjë arme.

Aq luftoi për socialistët sa u mori një taksë për Rrugën e Kombit dhe nuk dihet akoma në ç’vrimë ua humbi. Njeri romantik, me ëndrra. Guxoi të artikulojë një tunel nën Adriatik që të lidhemi me Italinë.

Kollovar sa herë grindeshin rivalët në PS. E vinin ca muaj kryeministër dhe e hiqnin pa i thënë as faleminderit. I degdisur në zona të ndryshme kur bëhej deputet deri sa u stacionua në Tiranën e Re te depozita e votave komuniste.

Ka bërë deri tani 324 mbjellje drurësh me Lali Erin dhe u ka afruar zgjedhësve nga një qeshje para e pas buke. Për hallet e zonës që mes Bllokut ajri është pesëfish më i ndotur se norma ai nuk ndjehet. Ama qesh, nuk pushon. Për trafikun, zhurmat deri në mëngjes, shkollat pa ngrohje, ujin me orar, ai nuk ndjehet. Ama qesh e qesh.

Ndaj, miku im Cale, unë e kam ndarë mendjen. Votoj Agron Shehajn. Nuk e njoh, po më mirë se Pandeli Majko është se deri tani ka treguar që jeton me djersën e tij. Nuk është barrë e buxhetit si Pandushi. E nuk është pak. Tregon që është serioz, i përgjegjshëm dhe i punon mendja. Jo si Pandi që qesh e qesh e s’dëgjon banorët nga asnjë vesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME