Lajme

Agron Shehaj tregon sherrin me Bashën dhe besnikët e tij në mbledhjen e PD

Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar se çfarë ndodhi në mbledhjen e PD, ku pati një përplasje mes tij, Bashës dhe disa nga besnikët e kryetarit në parti.

Pjesë nga biseda: Agron Shehaj: Ka patur një diskutim. Kam ngritur shqetësimin e situatës, kam thënë që nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kam kërkuar që këtë çështje ta analizojmë. Andi Bushati: Në media u raportua se ju është kërkuar të sqaroni bazën.

Agron Shehaj: Mendova se sqarimi i bazës nuk është i mjaftueshëm. Në këtë diskutim, mbi situatën për atë që po ndodh në PD, më sulmuan disa nga pjesëtarët e mbledhjes. E panë më të arsyeshme të merreshin me mua sesa me thelbin. Ky ka qenë.

Ylli Rakipi: Pak a shumë tek krahu i armikut po kalon edhe ti. Agron Shehaj: Ky është problemi i PD-së. Që kur nuk je dakord me kryetarin shpallesh non-grata brenda partisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close