Categories Lajme

Agron Tufa publikon dokumentin për shkrimtarin e njohur dhe pseudonimin që mbante

Tufa thotë se shkrimtari ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të Sigurimit të Shtetit. Ai thotë se Jorgaqi ka pasur pseudonimin “Dragoi”, teksa “sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën”.

Reagimi i plotë i Tufës: NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”

Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist.

Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut, Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejtja për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të  Kosovës.

Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.

Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.

P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME