Futbollisti Sergio Aguero i dhuroi një makinë “Range rover” punonjësit të stadiumit, por ai bën atë që askush nuk e priste. Mësohet se punonjësi, pak ditë pasi mori makinën e futbollistit, e ka nxjerrë në shitje.
Mësohet se makina është nxjerrë në faqen “eBay”, ku makina dhe të gjitha të dhënat, figuron në faqen e njohur të shitjeve. Punonjësi kërkon plot 25 mijë euro për makinën në fjalë.