Categories Lajme

Ahmetaj: 1.6 mld lekë për shkollat në Tiranë, Rama batuta me Veliajn: Sa ju do qeveria juve

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Rama thotë se fëmijët do të kthehen në bankat e shkollave të reja, që i cilëson më të mira se ato të BE.

“Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti Fëmijët e mësuesit e prekur nga 26 nëntori i shkuar, po kthehen e do vazhdojnë të kthehen në hapësira fantastike mësimore, njësoj si shkollat më të mira të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi gjatë inspektimit se në gjatë fushatës së rindërtimit janë ndërtuar më shumë shkolla se për 30 vite në Shqipëri ndërsa shtoi se Bashkisë së Tiranës i ka kaluar një fond prej 1.6 mld lekësh për të ndërtuar shkolla të reja. Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pjesë nga biseda Veliaj: Ka qenë një shkollë shumë e vogël. Për 300 nxënës. Shkolla e re ka trefishuar kapacitetin Ahmetaj: Bashkisë së Tiranës i kalon një fond prej 1.6 mld lekë për një numër të ri shkollash. Në këto muaj Kemi ndërtuar më shumë shkolla se sa janë ndërtuar në 30 vite.

Rama: Po nga fondet e BE ka Tirana? Veliaj: Ka Tirana. Shkollat e reja po i bëjmë vetëm me të qeverisë. Me fondet e BE po bëjmë vetëm rikonstruksione Rama: Sa ju do qeveria juve të Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME