Categories Lajme

Ahmetaj sqaron planin e qeverisë për rindërtimin: Brenda Krishtlindjeve, pastrohet territori nga inertet

Këshilli i Ministrave ka filluar punën për hartimin e programit të rindertimit, i ndarë me disa faza me masa te shpejta, afatshkurtra, që kanë të bëjnë me pastrimin dhe spostimin e të gjitha inerteve nga gjithë territori i Durrësit, i Thumanës apo territoreve të tjera ku ka rrënoja, të cilat janë në të gjitha aspektet, kujtesë, pengesë psikologjike, ambientale, për të gjithë qytetarët. Spostimi do të bëhet në Porto Romano, e cila siç e dini, në planet e qeverisë është destinacion i ri për t’u kthyer në një park, pas përpunimit që do t’i bëhet përgjatë vitit buxhetor 2020.

Faza e dyte që fillon menjehere në 1 Janar, ka të bejë me bonusin e strehimit për qytetarët që nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre apo apartamentet e tyre, për shkak të dëmtimit në atë masë ku banesat janë të pabanueshme, ndërsa për pjesën rurale do të ofrojmë përveç bonuseve edhe shtëpi ekologjike, të cilat sigurisht janë strehim i përkohshëm dhe objektivi afatgjatë i qeverisë, i Kryeministrit, është ndërtimi i 10.000 (dhjetë mijë) apartamenteve në qyteza urbane, specifike, të veçanta.

Me këtë, qeveria edhe Kryeministri duan të shmangin edhe ato gabime të mundshme që janë bërë në 30 vite, ku është ndërtuar aty ku nuk duhej ndërtuar, pra ndërtimet jo vetëm do të plotesojnë nevojat e të gjithë atyre qytetarëve që nuk kthehen dot fatkeqësisht në shtëpitë e tyre për shkak se ato janë demtuar në mënyrë të pakthyeshme apo kërkojnë investim afatgjatë serioz. Mendohet që një qytezë e re do të ndërtohet në Durrës.

Afatmesëm fillojmë me 5.000 (pesë mijë) apartamente, do të fillojnë menjehere. Një qytezë e re në Durrës, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime po akoma nuk janë vendosur lokacionet, në Tiranë, bëhet fjalë ndoshta për tek ish zona e autotraktorëve dhe ndoshta në Kombinat. Pra, dy qyteza urbane të reja, siç edhe e theksova, e njëjta gjë do të ndodh edhe në Thumanë, e njejta gjë në dimensionin e kërkuar edhe në Lezhë, pra në të gjitha zonat ku ka dëmtime dhe qytetarët nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre.

Dua të theksoj që pjesë e hapit të parë të rindërtimit është jo vetëm pastrimi i inerteve, është edhe rrëzimi i atyre pallateve, të cilat tani mund të përbëjnë rrezikshmëri për qytetarët që kalojnë pranë, apo që dita i sjell të kenë të bëjnë me territore afër këtyre ndërtesave. Ky eshte pak a shume le të themi plani në përgjithësi, institucione, emergjenca dhe ministri Çuçi është 24 orë në punë. Janë dy le të themi koordinime të ndryshme, ajo që ben Ministri Çuçi me stafin e vetë të emergjencës ka të bëjë me emergjencën menjëhere pas termetit, ndërsa rindërtimi është patjetër më afatgjatë, le të themi që është shumë më i detajuar, ka edhe domosdoshmërinë e vlerësimit paraprak, vlerësimit final dhe të adresimit të kostove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME