Categories Lajme

Ahmetaj ulërin në telefon, Bardhi: Nuk do t’i gëzosh lekët, do t’i kthesh kokërr më kokërr!

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili  është denoncuar në SPAK nga PD, si person i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka ndërhyrë në emisionin “Opinion”, për të shpjeguar përse ndodhej me Mirel Mërtirin në makinë, kur u aksidentua në Maqedoni. Ahmetaj bëri sherr me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe u shpreh se ai udhëton në makinë me qindra biznesmenë, specifikisht ai tha se ka udhëtuar me “500 biznesmenë”.

Ish ministri, ishte mjaft i tensionuar gjatë ndërhyrjes, duke shkëmbyer replika të ashpra me përfaqësues të PD-së, deri në ofendime.

Pjesë nga biseda: Arben Ahmetaj: Janë dy investime publike, Elbasani dhe Fieri, janë pronë e shtetit. Në procedurë, që nuk e cilësojnë, vendimi për shpallje emergjence, që ata të dy nuk e përmendin, është emergjencë që e kanë lënë ata. Pusho! Pusho se do të nxjerr ndonjë gjë (i drejtohet Gazment Bardhit). Pusho se do të them ndonjë epitet, do të nxjerr bojën.

Gazment Bardhi: Ti je me bojë të nxjerrë, se je hajdut ore!

Arben Ahmetaj: Ik atje edhe kujto erën e plehrave që ke lënë.

Gazment Bardhi: Që ka lënë Qazim Sejdini, kryetari jot i bashkisë.

Arben Ahmetaj: Ministria e Financave, meqë bëjnë si jurista, të lexojnë pak nenin 42, merret me qëndrueshmëri fiskale. Fizibilitetin e bën autoriteti kontraktor dhe vet krijon një komision ndërministror që del në konkluzion.

Enkelejd Alibeaj: Hajde trego cfarë lidhje ke me këtë. Hajde! (tregon fotografinë e makinës së aksidentuar).

Arben Ahmetaj: Hajd se ty do të kujtoj kazmën…

Enkelejd Alibeja: Ty te tregoj Hermesin unë!

Ahmetaj: Gjithë ai komision del në konkluzion dhe autoriteti kontraktor, ministria e ambientit ka marrë vendimin e duhur. Kam qenë në makinë me të paktën 500 biznesmenë.

Enkelejd Alibeaj: I jep 500 milionë?!

Arben Ahmetaj: Me Blendi Fevziun, me Salillarin, me Gent Sulën, me Avni Ponarin. Personi që përmendni nuk është kontraktor. Unë nuk bëj procedurë. Pusho se ja shpife gjithë dynjasë. Bardhi: Ti ja ke shpifur dynjasë me lekët që ke marrë, por nuk do t’i gëzosh, do t’i kthesh kokërr më kokërr! /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME