fbpx
Lajme

Air Albania rinis fluturimet e rregullta, nesër me Stambollin dhe të hënën nga Italia

Kompania ajrore shqiptare, Air Albania njofton se pas riatdhesimeve rinis fluturimet e rregullta ajrore. Përmes një njoftimi për shtyp, kompania Air Albania thekson se “nesër në datë 21 qershor rifillojmë fluturimet e rregullta me Stambollin”.

Ndërsa nga data 22 qershor, Air Albania deklaron se “rifillojmë fluturimet e rregullta për të gjithë të interesuarit që duan të udhëtojnë nga Italia drejt Shqipërisë. Për nisjet nga Shqipëria, lajmërojmë pasagjerët të sigurohen se nuk ndikohen nga kufizimet e vendosura nga destinacionet e synuara”. Qytetarëve që udhëtojnë u bëhet apel që të respektojnë protokollet e higjienës dhe mbajtjen e maskave.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se  duke filluar nga data 22 qershor 2020, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për skedulat e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Prioritet është rivënia në funksionim e transportit ajror në përputhje me rregullat parandaluese dhe mbrojtëse të sigurisë së shëndetit, hartuar sipas  rekomandimeve dhe udhëzimeve të organizmave ndërkombëtarë të aviacionit civil dhe atyre të shëndetit publik.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button