Stadiumi “Air Albania” është ‘veshur’ kuqezi, me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto, që tregojnë ngjyrat kuqezi në fasadën e stadiumit.
“Mbrëmje mes 28- 29 nëntorit në Tiranë ”, shkruan Rama. Gjatë ditës së sotme ka pasur një sërë aktivitetesh në vend. Madje të shumtë kanë qenë turistët e ardhur nga Kosova, në këto dy ditë të shënuara për kombin shqiptar.