Categories Lajme

Ak.sident në qendër të Beratit. Motorri go.det gruan 43-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit,në rrugën që të çon drejt Stadiumit “Tomorri”,rreth 300 metra larg Drejtorisë së Policisë Berat.

Një motorr,duke ecur me shpejtësi në këtë rrugë,ka goditur një grua që sapo kishte dalë nga minimarketi dhe po kalonte në rrugë. 43-vjeçarja M.Ç,banuese në Berat ka fluturuar në rrugë me gjithë qeskat me ushqime,ndërkohë që edhe drejtuesi i mjetit ka përfunduar në anën tjetër të rrugës,i plagosur rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë së qarkullimit rrugor,të cilët pas kqyrjes së vendngjarjes kanë dalë në përfundimin se motorri ishte duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë zonë të banuar,ndërkohë që edhe gruaja ka kaluar rrugën pa parë. Të dy të plagosurit janë dërguar në gjenjde të rëndë dhe me fraktura në pjesë të ndryshme të trupit,drejt Spitalit Rajonal Berat,ku po marrin mjekimin e specializuar.

Ndërkohë policia bën me dije se,drejtuesi i motorrit, J.Sh,35-vjeç, banues në fshatin Molisht të Beratit, është i ndaluar në spital ku përveçse po merr mjekimin e specializuar do merret në pyetje nga policia për ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME