Categories Lajme

Aks ident mes katër veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, gjashtë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Vragolisë. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha. Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17;20, teksa të lënduar kanë mbetyr gjashtë persona.

“Rreth orës 17:20 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë. Katër automjete janë të involvuara në aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marr lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka bërë të ditur se njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera, teksa kjo rrugë është e lirë për qarkullim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME