Lajme

Aksident, Autoboti me naftë humb kontrollin dhe del nga rruga në Qafë Thanë-Librazhd , krijohet trafik

Aksident në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Librazhd. Mësohet se aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur  në vendin e quajtur “Pengu”.

Nga të dhënat zyrtare, raportohet se një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav Andrei Buhne dyshohet se  ka humbur kontrollin mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

Për pasojë nafta ka rrjedhur në rrugë duke krijuar probleme në qarkullim dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larjen e rrugës dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close